Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, “armik i betuar” i Ervis Martinajt zbret në Rinas

Data

Ditën e sotme është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë Leonard Duka, ish-miku i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, që pas u kthyen dhe armiq të përbetuar të njëri-tjetrit.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri, të shumëkërkuarit të drejtësisë Leonard Duka.

Ashtu siç duket edhe nga pamjet, ai është nën shoqërinë e forcave të shumta të policisë ndërsa forcat “RENEA” kanë blinduar të gjithë aeroportin në Rinas. Teksa është ekstraduar, Leonard Duka ishte i shpallur në kërkim lidhur me disa ngjarje kriminale, përfshi edhe dyshimet se ka ekzekutuar ish-policin Santiago Malkon, krahun e djathtë të Ervis Martinajt.

38-vjeçari i njohur si kreu i klanit Duka, është i njohur për rivalitetin me Ervis Martinajn, fati i të cili ende nuk dihet dhe gjithashtu edhe për marrëdhënien me ish-missin, Trejsi Sejdini.

  • Pamjet e ekstradimit të Leonard Dukës
  • Kush është Leonard Duka? 

Kujtojmë që Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, ‘Metamorfoza 2’ ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related