Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK, ku ka qëndruar për rreth katër orë.
Pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje, ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke sqaruar se është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për një çështje që lidhet me Air Albania Stadium.
Kumbaro nuk ka dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë së saj apo mbi natyrën e hetimeve, ndërsa është larguar nga ambientet e prokurorisë pa komente shtesë.
Paraqitja e saj vjen në një kohë kur SPAK vijon hetimet për çështje të ndryshme me interes publik, ndërsa pritet që në vijim të ketë zhvillime të tjera lidhur me këtë dosje.
