“Autorët ishin të pamaskuar gjatë vrasjes”/ Gazetarja Xhensila Kodra zbulon prapaskenat e atentatit në Lezhë

Data

Gazetarja Xhensila Kodra ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutua çifti Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas saj, ngjarja dyshohet të ketë në themel një konflikt të vjetër, që lidhet me një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Kreshnik Mujeci kishte qenë i dyshuar për atë krim dhe ishte arrestuar në vitin 2017, por më pas ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa në vitin 2025 u la përfundimisht i lirë nga drejtësia.

Kodra theksoi se autorët e dyshuar kanë lidhje familjare me viktimën e vitit 2016. Njëri prej tyre dyshohet të jetë djali i personit të vrarë, ndërsa dy të tjerët nipat e tij, duke forcuar pistën e gjakmarrjes.

Një tjetër element i rëndësishëm është fakti se autorët nuk kanë qenë të maskuar gjatë atentatit. Sipas informacioneve, e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, çka pritet të ndihmojë në dokumentimin e plotë të krimit.

Autorët lëviznin me dy automjete dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit tip Audi Q7 ku udhëtonin viktimat, duke i lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër dhe është cilësuar si një sulm i mirëorganizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related