Deklarata e Ferit Hoxha për mesazhin ndaj shqiptarëve/ Belind Këlliçi: Thellon skandalin, të shkarkohet menjëherë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha lidhur me mesazhin e publikuar, i cili është konsideruar fyes ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se Hoxha jo vetëm që ka pranuar autorësinë e mesazhit, por me qëndrimin e tij ka “thelluar skandalin”, duke e trajtuar çështjen si të parëndësishme.

Sipas deputetit demokrat, një reagim i tillë tregon arrogancë dhe mungesë përgjegjësie nga ana e kryediplomatit shqiptar. Ai thekson se një ministër i Jashtëm nuk mund të relativizojë një deklaratë që, sipas tij, cenon dinjitetin e shqiptarëve jashtë kufijve.

Këlliçi shton se veprimi i vetëm i duhur në këtë situatë do të ishte kërkimi i faljes publike dhe dorëheqja nga detyra. Në të kundërt, ai kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Hoxhës, duke argumentuar se ai nuk përfaqëson interesat e diplomacisë shqiptare.

Reagimi vjen në një moment kur deklarata e ministrit ka nxitur debat publik dhe reagime politike, ndërsa vetë Hoxha ka deklaruar se çështja i përket një situate të kaluar dhe është tejkaluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related