“Sulm me dron pranë centralit bërthamor”/ Zjarr në uzinën Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe, autoritetet: Nuk ka rrjedhje rrezatimi

Data

Një sulm me dron ka shkaktuar zjarr pranë centralit bërthamor Barakah Nuclear Power Plant në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur tensionet në rajonin e Gjirit.

Sipas autoriteteve në Abu Dhabi, zjarri shpërtheu në një gjenerator elektrik jashtë perimetrit të brendshëm të centralit, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për vënien nën kontroll të situatës.

Zyra e medias e Abu Dhabit bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe nuk është regjistruar asnjë ndikim në nivelet e rrezatimit apo në sigurinë radiologjike të centralit.

Edhe Autoriteti Federal për Rregullimin Bërthamor konfirmoi se sistemi i sigurisë së centralit nuk është prekur dhe se të gjitha njësitë vijojnë funksionimin normal.

Centrali bërthamor Barakah, i vendosur rreth 200 kilometra në perëndim të Abu Dhabit, pranë kufijve me Arabia Saudite dhe Katari, furnizon deri në një të katërtën e nevojave energjetike të vendit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur origjinën e dronit, por incidenti vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme. Së fundmi, Emiratet kanë akuzuar Irani për sulme ndaj infrastrukturës energjetike në rajon, akuza që Teherani i ka mohuar.

Ngjarja ndodh në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit rajonal pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, që kanë sjellë kundërpërgjigje dhe tensione të vazhdueshme në Gjirin Persik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related