Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë/ Prokurori i Përgjithshëm: Autori synonte zyrtarët e Donald Trump dhe refuzon bashkëpunimin

Data

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për sulmin me armë gjatë White House Correspondents’ Dinner në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se i dyshuari kishte në shënjestër zyrtarë të administratës, duke mos përjashtuar as vetë presidentin.

Sipas tij, 31-vjeçari kishte udhëtuar nga Los Angeles drejt Chicago dhe më pas në Washington, D.C., përpara se të ndërmerrte sulmin.

Blanche bëri të ditur se ndaj të dyshuarit pritet të ngrihen akuza të rënda në një gjykatë federale, përfshirë sulmin ndaj një agjenti federal dhe përdorimin e armës së zjarrit me qëllim vrasjen e një oficeri.

Ai theksoi gjithashtu se i arrestuari nuk po bashkëpunon me hetuesit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, reagoi ashpër duke e cilësuar incidentin si një tentativë për të krijuar viktima dhe për të goditur drejtuesit e lartë të administratës.

Ajo tregoi se ndodhej pranë presidentit në momentin e ngjarjes dhe se evakuimi nga United States Secret Service u krye me shpejtësi dhe profesionalizëm.

Autoritetet amerikane vijojnë hetimet, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm pas incidentit që tronditi një nga eventet më të rëndësishme mediatike në SHBA.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related