“Salianji e hëngri kot”/ Ish-deputeti reagon nga burgu pas deklaratës së ‘Babales’: Jam në qeli sepse…

Data

Ervin Salianji ka reaguar nga qelia ku ndodhet pas deklaratave të Albert Veliut, dy ditë më parë, i cili pretendon se ish-deputeti demokrat nuk ka asnjë lidhje me çështjen “Babale” dhe se i është “rënë në qafë”.

“Mua Agron Xhafa më ka bërë gol në Itali dhe më ka borxh 300 mijë euro. Unë nuk do flisja se kam bërë një pakt në Prokurori me vëllain e tij, po tani që doli në intervistë, do flas edhe unë. Unë i kam shlyer detyrimet e mia, e ka bërë burgun. Di që Salianjit i ka rënë në qafë, nuk ka lidhje me këtë punë. E gjithë kjo lojë nga ai plehra, Fredi Aliztoi. Ai (Salianji) nuk ka lidhje farë në këtë histori. Çfarë i kam thënë unë është shprehur Aliztoi”, ka deklaruar Veliu.
Në përgjigje, Salianji shprehet se Babale e ka regjistruar vëllanë e ministrit për pazaret brenda bandës dhe se drejtuesit e PD e deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në tetor, por megjithatë thotë deputeti, Rama pretendon se “unë kam bërë kallëzim të rremë dhe diktoi dënimin tim me burg.
“Edhe një herë faktet vijnë para syve të të gjithëve, me kokfortësi.

Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, për pazaret brenda bandes, gazetari thotë se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thotë se ai e ka autorizuar, unë si deputet, por dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në Tetor, e megjithatë Edi Rama zbuloi se unë kam bërë kallezim të rremë dhe diktoi denimin tim me burg.
Trafikanti i dënuar me 7.4 vite burg nga gjykatat italiane pas një operacioni të DEA Amerikane shkon dhe dorëzohet ditën që unë bej denoncimin, por prokuroria dhe gjykata politike me përbërje ish-përfaqësuesin e PS në KQZ dhe kunatën e zv-kryeministres marrin persipër dënimin me 1 vit burg, pas kallëzimit të trafikantit ndaj meje. Pse? Sepse kam dëmtuar reputacionin e një të denuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë, e që po kalonte pushime të gjata jashtë qelie prej mbrojtjes që i jepte vellai me pushtet. Pse? Se kam dashur të rrëzoj qeverinë! E gjitha fabul për publicistikë anti-PD, por karikaturë e shemtuar juridike.

Prova…zero.

Asnjë hetim nga prokuroria, asnjë gjetje, por një farsë ngritur mbi dëshminë e një të dënuari serial si Alizoti, i cili ka telefonuar policinë dhe ka thënë se donte të denohej vetë me 2 vjet burg. Ajo që ka zbuluar prokuroria është që deshmitari i sajuar Alizoti paguhej nga drejtoret e policisë.
Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD është i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe këtë e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related