Atentati në Balldren – Arben Nasufi: Mjeti u qëllua me breshëri plumbash gjatë lëvizjes, dy viktima

Data

Detaje të reja janë konfirmuar nga policia lidhur me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren, ku një burrë dhe një grua humbën jetën.

Kreu i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, bëri me dije se automjeti tip “Audi” është goditur me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje, çka përforcon dyshimet për një sulm të mirëorganizuar.

Sipas tij, policia mori njoftimin për të shtëna me armë dhe ndërhyri menjëherë në vendngjarje, ku u konstatua mjeti i qëlluar dhe dy viktimat brenda tij.

Njëri prej viktimave është identifikuar si Kreshnik Muçaj, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten në momentin e sulmit.

“Mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar dy humbje jete, një burrë dhe një grua. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve,” u shpreh Nasufi.

Policia ka ngritur postblloqe dhe vijon kontrollet në zonë, ndërsa hetimet janë fokusuar në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related