Donald Trump: Sulmi me armë s’do ndodhte nëse do ishte ndërtuar salla e re në Shtëpinë e Bardhë

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas incidentit me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve, duke deklaruar se një ngjarje e tillë mund të ishte shmangur nëse do të ishte ndërtuar tashmë salla e re e pritjeve në White House.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se projekti i ri, i vendosur në pjesën lindore të rezidencës presidenciale, do të ketë standarde shumë të larta sigurie.

Sipas tij, salla e re e banketeve do të jetë e pajisur me “nivel sigurie ushtarake”, duke mos lejuar hyrje të pakontrolluar dhe duke garantuar mbrojtje më të madhe për eventet zyrtare.

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu një padi ligjore kundër projektit, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe “qesharake”, ndërsa kërkoi që ndërtimi të vijojë pa pengesa.

“Ngjarja e djeshme është pikërisht arsyeja pse kemi nevojë për një sallë të tillë të sigurt,” u shpreh Trump.

Ndërkohë, projekti për sallën e re konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në aktivitetet e nivelit të lartë që zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related