Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Kombinat, pranë komisariatit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vend.
Viktima është identifikuar si Ylmi Dedja, 61 vjeç.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
