Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë një interpelance në Kuvend, hodhi poshtë akuzat për trajtim të veçantë apo persekutim politik ndaj Ilir Metës. Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit, Lamallari sqaroi se nuk është përdorur asnjëherë termi “çnjerëzor” dhe se raporti është ende nën verifikim.
Ai theksoi se nuk ka hetim administrativ ndaj IEVP “Jordan Misja” dhe se Meta trajtohet njësoj si të gjithë të paraburgosurit e tjerë, në përputhje me ligjin. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe duhet të trajtohen me dinjitet,” u shpreh ministri, duke i cilësuar pretendimet për persekutim si të pabazuara.
