Gara në Partia Demokratike e Shqipërisë/ Dalin rezultatet në 4 degë

Data

Janë publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet e zhvilluara në disa degë të Partia Demokratike e Shqipërisë, ku anëtarësia votoi për drejtuesit lokalë të partisë. Procesi u zhvillua gjatë ditës së diel, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Në Njësinë 5 në Tiranë, Fatmir Myrta është rikonfirmuar në krye të degës, duke siguruar 72% të votave përballë rivalëve Artur Mahmutaj dhe Erion Dizdari.

Në Kurbin, gara u fitua nga Edmond Shkoza, i cili mori 512 vota, duke lënë pas kandidatin Vilson Bitraj me 249 vota.

Ndërkohë, në Pukë, procesi përfundoi me fitoren e Demir Hysenit, i cili siguroi 275 vota, kundrejt 230 votave të Ferit Ringajt.

Në degën e Krujës, fitues është shpallur Aulon Kalaja, i cili e bëri publik rezultatin përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Zgjedhjet në degët lokale të PD-së konsiderohen si pjesë e procesit të riorganizimit të partisë, në një moment kur brenda saj vijojnë debatet për drejtimin dhe të ardhmen politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related