Shtëpia e Bardhë mohon se Trump fjeti gjatë aktivitetit në Zyrën Ovale: “Ai thjesht po i mbyllte sytë”

Data

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj pretendimeve në rrjetet sociale se presidenti amerikan Donald Trump ka dremitur gjatë një aktiviteti zyrtar në Zyrën Ovale, duke i mohuar kategorikisht akuzat.

Debati nisi pas publikimit të disa fotove dhe videove nga një aktivitet mbi shëndetin e nënave, organizuar me rastin e Ditës së Nënës në SHBA, ku Trump u pa me sytë mbyllur dhe kokën e përkulur.

Pas qarkullimit të pamjeve në rrjetet sociale, llogaria “Rapid Response” e Shtëpisë së Bardhë në platformën X reagoi ashpër ndaj komenteve që sugjeronin se presidenti kishte fjetur gjatë aktivitetit.

“Ai thjesht po i mbyllte sytë, idiot”, shkroi zyra e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë në përgjigje të një postimi të gazetarit të Reuters, Idris Ali.

Megjithatë, gazetari nuk kishte pretenduar se Trump ishte në gjumë, por vetëm kishte publikuar një fotografi nga aktiviteti me përshkrimin përkatës të eventit.

Reagimi i administratës amerikane nxiti më tej diskutime dhe ironi në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë komentuan tonin e ashpër të përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë aktivitetit, Trump komentoi edhe zhvillimet ndërkombëtare, duke deklaruar se armëpushimi me Iranin ndodhet në “një pikë kritike”, ndërsa propozimin e fundit të Teheranit e cilësoi “mbeturina”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump përballet me akuza për dremitje gjatë eventeve publike. Ironikisht, presidenti amerikan ka përdorur shpesh gjatë viteve të fundit nofkën “Joe i përgjumur” për ish-presidentin Joe Biden.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related