Genc Gjokutaj: Përballja mes Edi Rama dhe Sali Berisha në GJKKO pritet me tensione, “janë të dy persona emotivë”

Data

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar mundësinë e një përballjeje direkte mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha në sallën e gjyqit, në kuadër të çështjes së njohur si “Partizani” që po shqyrtohet në GJKKO.

Sipas Gjokutajt, një përballje e tillë do të ishte e pazakontë dhe me interes të lartë publik, pasi bëhet fjalë për dy nga figurat kryesore të politikës shqiptare. Ai theksoi se procedura ligjore e lejon një ballafaqim të tillë, ku pala mbrojtëse dhe prokuroria kanë të drejtë të bëjnë pyetje.

Avokati u shpreh se momenti kur Rama të paraqitet në gjykatë do të shënojë një fazë të rëndësishme të procesit, duke shtuar se përballja mund të shoqërohet me debate dhe tensione.

“Janë të dy persona emotivë, nuk janë tipa indiferentë. Mund të ketë ngritje zëri dhe përplasje verbale,” u shpreh ai.

Gjokutaj e cilësoi këtë proces si “betejën e jetës” për Sali Berisha, duke pretenduar se çështja ka edhe dimension politik, përveç atij juridik.

Çështja në GJKKO pritet të vijojë me seanca të tjera, ndërsa vëmendja publike mbetet e lartë për zhvillimet e mëtejshme dhe mundësinë e një përballjeje direkte mes dy liderëve politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related