Pas zjarrit të madh në kompleksin “Arlis” në Tiranë, deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime për gjendjen e shërbimeve zjarrfikëse në vend.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ka denoncuar kushtet e repartit zjarrfikës në Lushnjë, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe larg çdo standardi sigurie.
Në pamjet e publikuara, sipas tij, duken ambiente të amortizuara, me mure të dëmtuara dhe infrastrukturë të degraduar, ndërsa mjetet dhe pajisjet rezultojnë të vjetruara dhe jo funksionale.
Korreshi ngriti pikëpyetje mbi kapacitetin real të kësaj njësie për të përballuar emergjenca të mundshme, duke theksuar se mungesa e investimeve në këtë sektor rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve.
Ai i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë për përmirësimin e kushteve dhe rritjen e standardeve në shërbimin zjarrfikës, duke e konsideruar këtë një çështje urgjente për mbrojtjen e jetës dhe pronës.
