Zjarri te “Farmacia 10” në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo

Data

Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka ndërmarrë veprimet e para konkrete duke arrestuar katër persona.

Sipas informacioneve, mes të arrestuarve ndodhet edhe menaxheri i një marketi në katin e parë të ndërtesës, nga ku dyshohet se ka nisur vatra e zjarrit.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe administratori i pallatit, ndërsa hetimet po zgjerohen për të përcaktuar përgjegjësitë e plota lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim ndërtuesin e kompleksit, biznesmenin Armand Lilo, i cili pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve.

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe vuri në rrezik jetën e dhjetëra banorëve, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me rrethana që mund të kenë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe për identifikimin e çdo përgjegjësie ligjore në këtë ngjarje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related