Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran, pas dështimit të bisedimeve të paqes të zhvilluara në Islamabad.
Sipas një deklarate nga Downing Street, Starmer theksoi se vazhdimi i armëpushimit është “domosdoshëm”, duke nënvizuar se deri më tani palët kanë arritur të shmangin një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, pavarësisht tensioneve të larta.
Këto qëndrime ai i ka përcjellë edhe gjatë një bisede me Haitham bin Tariq, vendi i të cilit ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në çështjet rajonale dhe në përpjekjet për dialog.
Ndërkohë, ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e cilësoi si “zhgënjyese” dështimin e raundit të parë të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
Qeveria britanike ka theksuar gjithashtu se nuk ka ndërmend të përfshihet ushtarakisht në konflikt, duke mbajtur një linjë të qartë në favor të diplomacisë dhe dialogut si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës.
Deklaratat e Londrës vijnë në një moment kritik për rajonin, ku tensionet mbeten të larta dhe rreziku për përshkallëzim të mëtejshëm është ende prezent.
