Balliu: SPAK mbron Veliajn, pse nuk i sekuestrohet telefoni? Mund të prishë prova…

Data

Balliu: Faktet dhe provat për Erion Veliajn janë të pakundërshtueshme dhe në çdo vend normal me drejtësi, ai do të ishte arrestuar me kohë dhe me vakt me skandalet 5D e incinerator. Ai ka një mal me akuza. SPAK ka shërbyer si një mur mbrojtës për Veliajn, dhe lojëra të brendshme për pushtet në PS. Është turp se u tregua që kjo prokurori është e pafuqishme sepse u lanë 3 orë para shtëpisë së Veliajt. Ndenjën brenda 2 orë dhe dolën aty me një telefon.

A do t’ia marrin telefonin Erion Veliajt? Ai e di që do t’i merret telefoni. I shkuan në shtëpi kur ai nuk ishte aty. Malltezi është marrë nga dhjetëra forca në aeroport duke pritur bashkëshorten e tij. Pse Veliaj nuk është ndaluar kur u nis në Gjermani? Nëse ka prova komprometuese në shtëpi, ai nuk do të vinte. E gjitha është një Pazar dhe fitim kohe, se Veliaj duhet të ishte në burg. Për Berishën kërkesa e masës së arrestit ka ardhur nga SPAK se Berisha duke qenë kryetar i opozitës, mund të pengonte hetimet. Po Erion Veliaj duke qenë kryetar i bashkisë nuk i pengon hetimet?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related