Pika kufitare e Kakavijë po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit, në kuadër të Pashkët Ortodokse.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 7,649 shtetas në hyrje dhe dalje. Konkretisht, 3,616 persona kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 4,033 kanë dalë drejt Greqisë.
Po ashtu, janë regjistruar 2,408 mjete që kanë kaluar kufirin, ku 1,241 mjete kanë hyrë dhe 1,167 kanë dalë nga territori shqiptar.
Fluksi i shtuar lidhet kryesisht me festimet e Pashkëve, ku shumë emigrantë shqiptarë janë kthyer në vendlindje për të kaluar festën me familjarët.
Autoritetet kufitare bëjnë me dije se lëvizjet pritet të mbeten të larta edhe në ditët në vijim, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve do të rikthehen drejt Greqi pas përfundimit të festimeve.
