Edi Rama nga Durrësi: Zgjedhjet vendore vendimtare për rrugën drejt Bashkimi Evropian

Data

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës me strukturat e Partisë Socialiste, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore, duke i cilësuar ato si vendimtare për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment kyç historik dhe duhet të shfrytëzojë mundësinë për të avancuar drejt anëtarësimit. Rama u shpreh se Shqipërisë i është hapur një derë që nuk duhet humbur, duke kërkuar mbështetje të fortë për Partinë Socialiste.

Ai e përshkroi këtë fazë si një përgjegjësi të madhe, duke thënë se “i ka rënë në kurriz një gur i madh” për të çuar vendin drejt Bashkimit Evropian dhe për të mos humbur “trenin e historisë”.

Kryeministri hodhi poshtë akuzat e opozitës se procesi i negociatave ka ngecur, duke i cilësuar ato të pavërteta dhe duke theksuar se integrimi vijon si një proces normal.

Në fjalën e tij, Rama njoftoi edhe një ndryshim në menaxhimin e taksës 3% për strehimin nga lejet e ndërtimit, e cila sipas tij do të përqendrohet në një fond të vetëm për të mundësuar shpërndarje më efikase për qytetarët në nevojë.

Ai përfundoi duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike sesa thjesht vendore, pasi lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related