Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Kuvendin për shkelje të Kushtetutës dhe rregullave parlamentare, duke e cilësuar atë si një institucion që, sipas tij, mbron interesat e qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në parlament, Berisha u shpreh se për herë të parë në dekadat e pluralizmit, Kuvendi po funksionon në mënyrë antikushtetuese dhe antidemokratike.
Ai theksoi se shtyrja e debateve parlamentare dhe interpelancave është e papranueshme, pasi këto procese kanë afate të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.
Sipas tij, vonesat bëhen qëllimisht për të shmangur diskutimet mbi çështje që prekin qeverinë dhe zyrtarët e saj, duke akuzuar kryeministrin për kontroll të plotë mbi parlamentin.
Berisha ngriti shqetësimin se nuk po respektohen rregullat bazë të funksionimit të Kuvendit, duke theksuar se ligji dhe Kushtetuta duhet të jenë mbi çdo interes politik.
