Donald Trump shqyrton tërheqjen e trupave nga Evropa mes tensioneve në NATO

Data

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së një pjese të trupave amerikane nga Evropa, në një kohë kur marrëdhëniet me aleatët e NATO janë tensionuar.

Sipas raportimit të Reuters, diskutimet kanë ardhur si pasojë e pakënaqësisë së Trump ndaj aleatëve europianë, të cilët sipas tij nuk kanë kontribuar mjaftueshëm në çështje të rëndësishme si siguria në Ngushticën e Hormuzit.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se ende nuk është marrë një vendim konkret dhe Pentagoni nuk është udhëzuar për përgatitjen e planeve për reduktimin e trupave. Megjithatë, vetë diskutimet tregojnë për një përkeqësim të ndjeshëm të marrëdhënieve transatlantike.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbi 80 mijë trupa të dislokuara në Evropë, me përqendrim të madh në Gjermani, si dhe në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Burimi nuk specifikoi se cilat vende mund të preken apo sa trupa mund të tërhiqen, por zhvillimi vjen në një moment delikat për aleancën, e cila konsiderohet në një nga periudhat më të vështira që nga themelimi i saj në vitin 1949.

Vizita e fundit e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë nuk duket se ka arritur të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet mes palëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related