Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer se si i kaloi 333 ditët e tij në arrestin shtëpiak. Në një intervistë televizive, Berisha theksoi se privimi i lirisë gjatë kësaj periudhe ishte shumë i ngjashëm me qëndrimin në burg, pavarësisht kushteve më komode në shtëpi.
Ai shtoi se një nga vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj periudhe ishte komunikimi me qytetarët, pasi sipas tij, një parti politike nuk mund të jetë vetëm një zyrë, por ka nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat dhe qytetarët.
Berisha kujtoi se kur qeveria e ish-kryeministrit Edi Rama e kishte vendosur në arrest shtëpie, qëllimi ishte të frikësohej dhe të ndalonte komunikimin me qytetarët, një veprim që ai e quajti absurd dhe në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai tha se, pavarësisht këtij kufizimi, ky ishte një motivim i fuqishëm për betejën e tij politike.
‘Një njeri me liri të mohuara dhe kjo përbënte një motiv beteje për mua. Kur narkodiktatori vendosi të fitojë zgjedhjet duke arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë lloj prove, atëherë motivimi është i fuqishëm, por pasojat janë provimi i lirisë. Je në shtëpi apo në burg, kufizimi është thuajse identik sa i takon lirisë. Sepse vendimi ishte edhe më absurd që nuk lejohej asnjë komunikim veçse me familjarët e afërt, që binte në kundërshti me çdo lloj ligji kombëtar dhe ndërkombëtar. Komunikimi me qytetarët. Partia nuk është zyrë. Duhet takim me qytetarët, takim me strukturat’, tha Berisha.
