Britania e Madhe paralajmëron Vladimir Putin: Sulmet ndaj kabllove do kenë pasoja serioze

Data

Britania e Madhe ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Vladimir Putin lidhur me aktivitetin e nëndetëseve ruse në Atlantikun e Veriut.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se çdo përpjekje për të dëmtuar kabllot dhe tubacionet britanike “nuk do të tolerohet” dhe do të ketë pasoja serioze.

Sipas tij, Londra dhe aleatët kanë monitoruar për javë të tëra nëndetëset ruse, të cilat dyshohet se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi dhe operacione të ndjeshme pranë infrastrukturës kritike.

Ai theksoi se, pavarësisht fokusit ndërkombëtar në krizën në Lindjen e Mesme, Mbretëria e Bashkuar po i kushton vëmendje të shtuar “aktivitetit në rritje rus” në veri të Atlantikut, në bashkëpunim me vende si Norvegjia dhe aleatë të tjerë.

Në fund të marsit, autoritetet britanike deklaruan se janë të gatshme të ndërhyjnë edhe duke sekuestruar anije që dyshohet se i përkasin “flotës në hije” të Rusisë, e përdorur për të shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe për të transportuar naftë.

Zyrtarët britanikë theksuan se janë të përgatitur të ndërmarrin veprime konkrete për të mbrojtur infrastrukturën strategjike dhe sigurinë kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related