Garda Revolucionare kërcënon pas armëpushimit: Gati t’i përgjigjemi çdo sulmi

Data

Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një deklaratë të fortë vetëm disa orë pas shpalljes së armëpushimit, duke paralajmëruar se është e gatshme t’i përgjigjet çdo sulmi.

Sipas agjencisë iraniane Tasnim, zyrtarët ushtarakë janë shprehur se e kanë “gishtin në këmbëz” dhe janë të përgatitur për një reagim me forcë edhe më të madhe nëse provokohen.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta, pavarësisht marrëveshjes së përkohshme për ndalimin e luftimeve.

Më herët, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se armëpushimi përputhet me kërkesat e Iranit, duke e cilësuar atë si rezultat të qëndrueshmërisë së vendit dhe pjesëmarrjes së popullit.

Ai theksoi se Irani do të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar, si në diplomaci ashtu edhe në mbrojtje, duke lënë të kuptohet se vendi mbetet në gatishmëri edhe gjatë periudhës së armëpushimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related