Avokati i Popullit, Endrit Shabani, njëkohësisht president i Organizatës së Avokatëve të Mesdheut (AOM), ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në një takim të nivelit të lartë nga Albulena Haxhiu.
Gjatë takimit, i zhvilluar në Prishtinë, në fokus kanë qenë mbrojtja e lirive themelore dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon. Shabani theksoi nevojën për një qasje të përbashkët dhe aktive për të përballuar sfidat aktuale në fushën e të drejtave të njeriut.
Në cilësinë e presidentit të AOM-së, ai kërkoi mbështetje institucionale nga Kuvendi i Kosovës për forcimin e rolit të Avokatit të Popullit, duke nënvizuar rëndësinë e një institucioni të pavarur në garantimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimit demokratik.
Vizita synon të thellojë bashkëpunimin ndërinstitucional mes Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa në vijim Shabani pritet të zhvillojë takime edhe me Naim Qelaj dhe Nexhmi Rexhepi.
