Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se është ende herët për të diskutuar emra konkretë për kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë.
I pyetur për ambicien e Erion Braçe për të kandiduar në kryeqytet, Balla theksoi se procesi është ende në fazë analize dhe se ka kohë deri në zgjedhje për të vendosur.
Ai shtoi se brenda Partisë Socialiste çdo individ ka të drejtë të shprehë ambiciet e tij politike, ndërsa theksoi se është hapur një proces i gjerë diskutimi për të ardhmen.
Ndërkohë, lidhur me mungesën e Elisa Spiropali në Kuvend gjatë votimit për çështjen që lidhej me Belinda Balluku, Balla u shpreh se ende nuk ka një vendim dhe se do të informojë publikun sapo të ketë një qëndrim zyrtar.
“Do ju njoftoj kur ta kem një vendim”, deklaroi ai shkurtimisht për mediat.
