Deputeti Enkelejd Alibeaj, themelues i “Djathtas 1912”, në një emision televiziv është shprehur se nuk beson te oferta politike e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se “një opozitë të jetë superiore ndaj pushtetit, duhet të jetë moralisht superiore.”
“Një opozitë të jetë superiore ndaj pushtetit, duhet të jetë moralisht superiore, duhet të jetë ofertë politike dhe unë nuk besoj te oferta e Sali Berishës”, tha Alibeaj.
Sipas tij, Berisha e ka shndërruar PD-në në mburojë të halleve personale.
