Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, është paraqitur në GJKKO, ku ka qëndruar për rreth një orë në ambientet e gjykatës.
Pas përfundimit të seancës, Bllako u largua i shoqëruar nga avokati i tij, pa dhënë asnjë deklaratë për gazetarët që e prisnin jashtë.
Paraqitja e tij në Gjykatën e Posaçme lidhet me hetimet që po zhvillohen për çështjen e inceneratorëve, një nga dosjet më të rëndësishme të drejtësisë në vend.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi zhvillimet e seancës, ndërsa pritet që procesi të vijojë në ditët në vijim.
