“Plumbi i artë” – përballje “kokë më kokë” në GJKKO mes Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej për vrasjen e Bujar Çela

Data

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i artë”, ku këtë të martë janë përballur “kokë më kokë” dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej.

Sipas raportimeve, përballja mes tyre lidhet me vrasjen e Bujar Çela në zonën e Bradasheshit, i cili ishte vëllai i Talo Çelës.

Gjatë seancës, të dy të penduarit konfirmuan qëndrimet e tyre të mëparshme, duke deklaruar se i qëndrojnë plotësisht dëshmive të dhëna më herët për këtë çështje.

Procesi gjyqësor për “Plumbin e artë” vijon të jetë një nga më të rëndësishmit në luftën kundër krimit të organizuar në vend, ndërsa përballjet mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë konsiderohen kyçe për zbardhjen e ngjarjeve dhe identifikimin e përgjegjësve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related