Arrestohet shqiptari ilegal në Itali: Kapet me 7 kg kokainë të pastër të fshehur në çantë shpine gjatë kontrollit rutinë në Treviso

Data

Një shtetas shqiptar 44-vjeçar është arrestuar në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge gjatë një kontrolli rutinë nga policia në zonën e Trevisos.

Sipas mediave italiane, operacioni është zhvilluar në San Trovaso, në komunën e Preganziol, ku oficerët e policisë ndaluan automjetin për verifikim. Sjellja e dyshimtë dhe nervozizmi i drejtuesit të mjetit i shtyu efektivët të kryenin një kontroll më të detajuar.

Gjatë inspektimit, policia zbuloi një çantë shpine të vendosur në hapësirën mes sediljeve të automjetit. Brenda saj u gjetën 14 pako me nga gjysmë kilogrami secila, që përmbanin gjithsej 7 kilogramë kokainë të pastër.

Analizat e kryera në komisariat konfirmuan se bëhej fjalë për lëndë narkotike me cilësi të lartë, e destinuar për shpërndarje në tregun lokal. Sipas hetuesve, kjo sasi do të sillte fitime që arrijnë në disa qindra mijëra euro pas shpërndarjes me pakicë.

Përveç drogës, autoritetet sekuestruan edhe telefonin celular të të arrestuarit, i cili pritet të ndihmojë në identifikimin e rrjetit të furnizuesve dhe bashkëpunëtorëve.

44-vjeçari, që jetonte në Itali pa dokumente të rregullta, është vënë në pranga me akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related