Mediat ndërkombëtare: Kosova voton sot për të dalë nga kriza politike

Data

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë kanë marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë si një moment vendimtar për t’i dhënë fund krizës politike që ka paralizuar vendin prej disa muajsh.

Sipas raportimeve, qytetarët kosovarë po votojnë me shpresën për të zhbllokuar ngërçin institucional të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur partia fituese nuk arriti të formojë qeverinë e re. Kjo situatë shënoi një precedent, pasi për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova mbeti pa institucione funksionale pas zgjedhjeve.

Partia në pushtet hyn sërish në garë si favorite, por mbetet e paqartë nëse do të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvendin me 120 deputetë. Sipas ligjit zgjedhor, 20 vende janë të rezervuara për komunitetet pakicë, përfshirë ato serbe.

Një tjetër rezultat i paqartë do ta thellonte edhe më tej krizën politike, ndërkohë që vendi përballet me sfida të rëndësishme si mungesa e miratimit të buxhetit, zgjedhja e presidentit të ri në muajt në vijim dhe tensionet e vazhdueshme politike e sociale.

Mediat theksojnë gjithashtu se Kosova vazhdon të ketë një ekonomi të brishtë dhe aspirata për integrim evropian, ndërsa stabiliteti politik shihet si kusht kyç për të ecur përpara.

Qytetarët shpresojnë që votimi i sotëm të sjellë një qeveri funksionale, stabilitet institucional dhe t’i japë fund ciklit të zgjedhjeve të shpeshta, duke hapur rrugën për reforma dhe zhvillim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related