Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në një ambient biznesi pranë një pallati në qendër të Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrugës së Barrikadave, pranë pallateve të njohura si “9-katëshet”, ku flakët janë shoqëruar me tym të dendur që ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës përreth.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe kalimtarët në zonë.
Në vendngjarje priten shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse për neutralizimin e flakëve dhe hetimin e plotë të incidentit.
