Tensione në Kuvend: Elda Hoti i merr kartën Bora Muzhaqi, përplasje edhe me Taulant Balla

Data

Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensione dhe incidente mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Gjatë zhvillimit të saj, Elda Hoti i ka marrë kartën e votimit Bora Muzhaqi, duke mos e lejuar të marrë fjalën në sallë.

Incidenti ndodhi në një moment kur foltorja ishte e bllokuar fillimisht nga Flamur Noka dhe më pas nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, duke krijuar një situatë kaotike në seancë.

Përplasjet nuk u ndalën me kaq. Hoti pati edhe një debat të drejtpërdrejtë me Taulant Balla, të cilit iu drejtua me tone të ashpra: “Kujdes kur flet me mua… s’jam shoqja jote”.

Ky episod është një tjetër tregues i tensioneve të forta politike në Kuvend, ku debatet mes opozitës dhe mazhorancës shpesh kalojnë në përplasje verbale dhe incidente procedurale.

Seanca u shoqërua me ndërprerje dhe përplasje të vazhdueshme, duke reflektuar klimën e polarizuar politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related