Arrestohet Audias Flores Silva, pasardhësi i mundshëm i Nemesio Oseguera Cervantes në kartelin CJNG në Meksikë

Data

Forcat speciale në Meksikë kanë arrestuar Audias Flores Silva, i njohur si “El Jardinero”, një nga drejtuesit kryesorë të kartelit të fuqishëm CJNG.

Operacioni u zhvillua pas muajsh mbikëqyrjeje dhe përfshiu mbi 500 trupa, gjashtë helikopterë dhe disa avionë. Arrestimi u krye në rajonin Nayarit, pranë zonës turistike të Puerto Vallarta, ku Flores mbrohej nga një grup i armatosur me dhjetëra automjete dhe persona.

Sipas autoriteteve, ai kërkohej edhe nga SHBA për ekstradim, ndërsa për kapjen e tij ishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Flores konsiderohej një figurë kyçe në aktivitetet e kartelit, duke kontrolluar laboratorët e drogës, rrugët e trafikut dhe shpërndarjen në territorin amerikan.

Ai shihej gjithashtu si një pasardhës i mundshëm i Nemesio Oseguera Cervantes, ish-udhëheqës i kartelit, vdekja e të cilit ka rritur ndjeshëm përplasjet e dhunshme mes grupeve kriminale në vend.

Pas kësaj goditjeje, tensionet mes karteleve në Mexico pritet të rriten, ndërsa autoritetet përballen me presion të shtuar ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related