Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë–Fier, pranë mbikalimit të Bishanit.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person brenda mjetit, ndërsa automjeti është djegur plotësisht nga flakët.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
