Negociatat me Bashkimi Evropian, Edi Rama: Proces kompleks dhe me ngarkesë

Data

Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Evropian, duke e cilësuar atë si një proces kompleks dhe me ngarkesë të lartë.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e informimit të publikut mbi këtë proces, duke nënvizuar se shpesh në opinionin publik qarkullojnë vetëm informacione të pjesshme ose të pasakta për përmbajtjen reale të negociatave.

Ai vlerësoi punën e ekipit negociator dhe të ministrave të përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces, duke theksuar se angazhimi i tyre është për t’u përgëzuar. Sipas tij, bashkëpunimi mes institucioneve, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe atë të Jashtme, ka qenë thelbësor për ecurinë e deritanishme.

Rama nënvizoi gjithashtu se negociatat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmbushjen e reformave dhe miratimin e tyre nga Brukseli, por edhe me forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit.

Sipas tij, ky proces shërben si një mekanizëm transformues për administratën dhe shtetin në tërësi, duke e përgatitur Shqipërinë për standardet dhe kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related