“Nuk ta hedh dot në gojë atë që të hedh ai nga kati i 8”/ Degjeneron interpelanca Rama-Bardhi, Vokshi kërkon…

Data

Interpelanca mes Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mbetjet e rrezikshme të dala nga Porti i Durrësit ka qenë e ashpër ku kaluan dhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

“ Ti je me kokën lart dhe me gojë hapiur, unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër.

Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë, hajfeni përshtyje këtu dhe përshtymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do takeni më keq së në ’97.” – tha Rama.

Me të njëjtën gjuhë iu kundërpërgjigj edhe Bardhi ku tha: Ne mund të jem e edhe me kokën lart edhe drejt edhe poshtë dhe s’ka asnjë problem në këtë, por me krimin e organizuar më krimin e organizuar dhe të ulur në gjunjë duke i lëpirë nga mëngjesi në darkë ne nuk jemi zotëri.

Pas përfundimit të interpelancës, socialistet duartrokitën fjalën e kryeministrit Rama. Për këtë ka reaguar deputetja e PD, Albana Voshi e cila e quan një veprim të turpshëm dhe kërkon marrjen e masave ndaj Ramës duke e përjashtuar.

“Nuk e kuptoj se si ju zonja kryetare, zonja ministre dhe deputete duartrokisti Edi ramën me atë fjalor skandaloz. Ai duhet të përjashtohet, duhet juve ta përjashtoni sot nga seanca për mënyrën se si ai i drejtohet deputetëve, publikut.

Ky është modeli që juve i përçoni familjeve? Fëmijëve?

Me atë fjalor skandaloz dhe i duartrokisni? kërkoj që ta përjashtoni dhe të merrni masa për kryeminsitrin.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related