Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje, Volodymyr Zelensky synon lidhje afatgjata në Lindjen e Mesme

Data

Ukraina dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila synon forcimin e kapaciteteve kundër kërcënimeve nga raketat dhe dronët.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit, marrëveshja përfshin bashkëpunim teknologjik, investime të përbashkëta dhe shkëmbim ekspertize në fushën e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe luftës kundër mjeteve pa pilot.

Gjatë vizitës në Katar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Kievi synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjata dhe strategjike me vendet e Lindjes së Mesme.

Ai u shpreh se Ukraina nuk kërkon vetëm marrëveshje tregtare, por partneritete të qëndrueshme që përfshijnë prodhim të përbashkët, investime dhe bashkëpunim në sektorë kyç si energjia dhe mbrojtja.

Zelensky bëri të ditur gjithashtu se Ukraina ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme sigurie 10-vjeçare me Arabia Saudite dhe me Katarin, ndërsa një marrëveshje tjetër me Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të finalizohet së shpejti.

Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të zgjeruar aleancat ndërkombëtare dhe për të siguruar mbështetje të qëndrueshme në një periudhë tensioni të lartë global.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related