“Kërkesat e opozitës mbeten pa përgjigje”, Gazment Bardhi: Shumica po zhbën Kuvendin për të shmangur kontrollin

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësime serioze për funksionimin e demokracisë dhe rolin e Kuvendit gjatë një tryeze të nivelit të lartë mbi qeverisjen demokratike, të organizuar nga Ambasada Britanike dhe Westminster Foundation for Democracy.

Në fjalën e tij, Bardhi theksoi se demokracia nuk është një gjendje e përhershme, por një proces që kërkon institucione të forta dhe respektim të rregullave. Sipas tij, Kuvendi duhet të jetë një hapësirë reale debati dhe kontrolli, jo thjesht një mekanizëm formal për miratimin e ligjeve të qeverisë.

Ai vuri në dukje se opozita po përballet me kufizime serioze në ushtrimin e rolit të saj. Sipas Bardhit, kërkesat për informacion nga deputetët e opozitës shpesh mbeten pa përgjigje, ndërsa interpelancat me anëtarët e qeverisë dhe kërkesat për komisione hetimore refuzohen në mënyrë të vazhdueshme.

Gjithashtu, ai kritikoi faktin që projektligjet e propozuara nga opozita rrëzohen automatikisht, shpesh pa u shqyrtuar, edhe në raste kur më pas të njëjtat ide miratohen nga shumica.

Sipas tij, këto praktika dëmtojnë besimin e qytetarëve tek institucionet dhe krijojnë një hendek të thellë mes funksionimit formal dhe real të demokracisë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related