Lagështira bllokon bujqësinë në Sovjan/ Fermerët nuk nisin mbjelljet e qepës dhe patates, rrezikohet prodhimi

Data

Fermerët e fushës së Maliq, veçanërisht në zonën e Sovjan, po përballen me vështirësi serioze për nisjen e sezonit të mbjelljeve pranverore.

Edhe pse periudha për kultivimin e kulturave kryesore si qepa dhe patatja ka nisur, shumë fermerë nuk kanë mundur të hyjnë në tokë për shkak të lagështirës së lartë, e cila ka mbetur pas përmbytjeve të dimrit.

Sipas tyre, në këto kushte mbjellja e farërave është e rrezikshme, pasi ato mund të kalben nga uji i tepërt në tokë, duke sjellë humbje të konsiderueshme.

Nga ana tjetër, çdo vonesë në mbjellje ndikon drejtpërdrejt në rendimentin e prodhimeve, duke rrezikuar të gjithë ciklin bujqësor të sezonit.

Fermerët shprehen të shqetësuar, pasi ende nuk kanë një afat të qartë se kur do të përmirësohen kushtet për të nisur punimet në tokë, ndërsa situata mbetet kritike për prodhimin bujqësor në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related