Revista franceze kritikon Ramën për portin e Durrësit, “Le Point”: Qendër e pastrimit të parave në qiell të hapur

Data

Porti i Durrësit është vënë në qendër të kritikave ndërkombëtare, pasi është përmendur si një nga pikat kryesore të shqetësimit për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

Gjatë një interviste për revistën franceze Le Point, kryeministri Edi Rama u përball me pyetje të drejtpërdrejta lidhur me situatën në portin e Durrësit dhe luftën kundër korrupsionit.

Gazetarja franceze theksoi se zyrtarë europianë janë të shqetësuar se Shqipëria nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar pastrimin e parave, duke e cilësuar portin e Durrësit si një “qendër të madhe të pastrimit të parave në qiell të hapur”.

Ky term përdoret për të përshkruar situata ku paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, si trafiku i drogës apo korrupsioni, legalizohen pa përpjekje serioze për t’u fshehur, shpesh në ambiente të dukshme dhe me mungesë kontrolli efektiv.

Në përgjigjen e tij, Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pabazuara dhe të ekzagjeruara. Ai argumentoi se probleme të tilla ekzistojnë edhe në porte të mëdha europiane si Marseja, Roterdami apo Barcelona, duke shtuar se situata në Durrës nuk është më e rëndë se në këto qytete.

Deklaratat kanë rikthyer në vëmendje debatet mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në Shqipëri, një çështje që mbetet thelbësore edhe për procesin e integrimit europian të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related