Gazetari Osman Stafa deklaron se kirurgu Helidon Nina (punon në Spitalin Onkologjik) në një shkresë zyrtare në vitin 2022, drejtuar Urdhrit të Mjekut, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj Shefes së Anatomisë Patologjike, Majlinda Ikonomi.
Pretendimet e ngritura nga kirurgu lidhen drejtpërdrejt me pacientët me kancer dhe laboratorin që përpunon biopsitë e tyre.
Sipas mjekut Nina, Majlinda Ikonomi është përgjegjëse për vonesa serioze në analizat e biopsive. Konkretisht, mosrespektimi në kohë nga ana e Shërbimit të Anatomisë Patologjike i cili ka sjellë pengesa në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda, si edhe janë eliminuar edhe pacientë të planifikuar për shkak të mungesës së bashkëpunimit.
Gazetari pyet nëse është nisur ndojë hetim për këto pretendime pasi nëse vërtetohen, nuk janë më thjesht shkelje, por janë krime ç’njerëzore.
“Kur një pacient pret përgjigjen e biopsisë, ai pret jetën. Dhe kush e vonon qëllimisht, i vonon jetën vetë.”-shprehet gazetari.
Ende sot, thuajse në fund të vitit 2025, duket se askush nuk i ka hetuar këto pretendime të frikshme.
Postimi i plotë i gazetarit:
Çfarë ka ndodhur me biopsitë? Cila është e vërteta?
2020!
Kirurgu Helidon Nina, (punon në Spitalin Onkologjik) në një shkresë zyrtare drejtuar Urdhrit të Mjekut, kërkon nisjen e procedimit disiplinor ndaj Shefes së Anatomisë Patologjike, Majlinda Ikonomi.
Por mua kjo pjesë nuk më intereson.
Ajo që ka vlerë interesi publik janë pretendimet e ngritura nga vetë kirurgu, që lidhen drejtpërdrejt me pacientët me kancer dhe laboratorin që përpunon biopsitë e tyre.
Sipas mjekut Nina, Majlinda Ikonomi është përgjegjëse për vonesa serioze në analizat e biopsive.
“Mosrespektimi në kohë nga ana e Shërbimit të Anatomisë Patologjike ka sjellë pengesa në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda…”
dhe
“Janë eliminuar edhe pacientë të planifikuar për shkak të mungesës së bashkëpunimit…”
Këto nuk janë thashetheme.
Janë shkresa zyrtare, me firmë dhe vulë.
