Gazment Bardhi i përgjigjet Marta Kos: “Korrupsionin nuk e pranojnë shqiptarët, por Edi Rama”

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, duke kundërshtuar idenë se shoqëria shqiptare mban përgjegjësi për korrupsionin në vend.

Në një reagim publik, Bardhi theksoi se shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin dhe se përgjegjësia për këtë fenomen është individuale, duke ia atribuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Ai solli si shembull rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se është mbrojtur politikisht nga mazhoranca në Kuvend.

“Korrupsionin e Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët në Kuvend,” u shpreh Bardhi.

Më tej, ai u ndal edhe te roli i drejtësisë, duke theksuar se SPAK nuk pengohet nga shoqëria, por nga ndërhyrjet politike të qeverisë.

Në përfundim, Bardhi i kërkoi institucioneve europiane të distancohen nga deklarata të tilla, të cilat i cilësoi si fyese për një shoqëri që, sipas tij, mbetet ndër më proeuropianet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related