“Domatet deri në 640 lekë/kg”, Braçe denoncon çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë: Abuzim skandaloz dhe pa fatura

Data

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të çmimeve të frutave dhe perimeve në kryeqytet, duke e cilësuar situatën si një abuzim të hapur ndaj qytetarëve.

Përmes një reagimi publik, ai thekson se në disa pika shitjeje pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë, çmimet kanë arritur nivele të pajustifikueshme. Sipas tij, domatet variojnë nga 300 deri në 340 lekë për kilogramë, ndërsa domatet e vogla të importuara shkojnë deri në 640 lekë/kg.

Rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe produkte të tjera bazë, ku speci i kuq arrin në 340 lekë/kg, patëllxhani në 320 lekë/kg, bizelet në 480 lekë/kg dhe mashurkat deri në 600 lekë/kg.

Braçe thekson se problemi nuk lidhet vetëm me çmimet e larta, por edhe me mungesën e faturave tatimore, duke ngritur dyshime për evazion fiskal dhe treg informal.

Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e ndërhyrjes nga institucionet vendore, duke theksuar se Policia Bashkiake nuk ka marrë masa as për çmimet dhe as për zënien e trotuareve nga tregtarët.

Në përfundim, deputeti socialist e cilëson situatën si “grabiten qytetarët në mes të ditës”, duke kërkuar reagim urgjent për kontrollin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related