Berisha për Salianjin: “Është vetëpërjashtuar nga PD, zgjodhi të ‘birësohej’ politikisht”

Data

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë që ish-deputeti Ervin Salianji të kandidojë për drejtimin e partisë në zgjedhjet e pritshme në maj.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike, duke përdorur termin “birësim politik” për të përshkruar vendimin e tij.

“I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Ai zgjodhi vetë, iku dhe mori fund”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse do të pranonte një rival në garë, kreu i PD tha se nuk ka asnjë problem me konkurrencën, por theksoi se situata e Salianjit është e ndryshme për shkak të zgjedhjeve të tij politike.

“Kam kënaqësi të kem rival, por kur tjetri bën zgjedhjen e tij, ajo mbetet përgjegjësi e tij”, shtoi ai.

Deklaratat vijnë në prag të zgjedhjeve të brendshme në PD, të cilat pritet të zhvillohen në muajin maj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related