Trump shpall armëpushim 5-ditor me Iranin: “Bisedimet po shkojnë mirë”

Data

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar një armëpushim 5-ditor në konfliktin me Iran, duke pezulluar përkohësisht sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.

Në një deklaratë publike, Trump theksoi se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë goditje ushtarake ndaj centraleve elektrike dhe objekteve të tjera strategjike, ndërsa negociatat mes palëve do të vijojnë gjatë gjithë javës.

Ai u shpreh se bisedimet e fundit kanë qenë “shumë të mira dhe produktive”, duke lënë të hapur mundësinë për një zgjidhje më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës, pezullimi i operacioneve ushtarake është i përkohshëm dhe i kushtëzuar nga ecuria e negociatave. Nëse bisedimet dështojnë, nuk përjashtohet rikthimi i veprimeve ushtarake.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe tensionesh të larta dhe kërcënimesh për sulme ndaj “zemrës” energjetike të Iranit, duke rritur shpresat për një ulje të përkohshme të përshkallëzimit në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related