Associated Press: Shpërthejnë trazirat në Tiranë gjatë protestave antiqeveritare

Data

Agjencia ndërkombëtare Associated Press i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës në Tiranë, duke e përshkruar situatën si trazira të përshkallëzuara.

Sipas AP, mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, në sfondin e akuzave për korrupsion.

Artikulli thekson se demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike, degjeneroi në përplasje me policinë, pasi protestuesit hodhën molotovë drejt ndërtesave të ministrive dhe automjeteve të policisë.

Në përgjigje, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, ndërsa qindra efektivë u vendosën në zona kyçe dhe disa rrugë u bllokuan për qarkullimin.

Associated Press vëren se kjo protestë është pjesë e një serie demonstratash të opozitës në muajt e fundit, ndërsa paralajmëron se tensionet politike në Shqipëri mund të vijojnë, me opozitën që këmbëngul në aksion dhe qeverinë që refuzon dorëheqjen.

Sipas agjencisë, situata po ndiqet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të ndikimit që mund të ketë në stabilitetin politik të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related