Një 19-vjeçar shqiptar, Renols Lleshi, ka humbur jetën tragjikisht në Londër, pasi ra nga lartësia e një ndërtese në ndërtim në zonën e Acton.
Ngjarja ndodhi ndërsa i riu po punonte në katin e 12-të të një pallati dhe ishte duke çmontuar skela në tarracë. Ai shkeli mbi një hapësirë ventilimi të mbuluar në mënyrë të pasigurt dhe ra disa kate më poshtë, duke ndërruar jetë në vend.
Hetimet zbuluan shkelje serioze të rregullave të sigurisë:
- Vrima e ventilimit ishte mbuluar vetëm me materiale të përkohshme dhe të paqëndrueshme
- Zona nuk ishte përfshirë në kontrollet rutinë të sigurisë
Sipas inspektores së sigurisë në punë, Natalie Prince, rasti ishte “plotësisht i shmangshëm”, duke theksuar se rëniet nga lartësia janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në vendin e punës.
Kompania Jerram Falkus Construction Limited pranoi fajësinë për shkelje të rregullave të sigurisë dhe u gjobit me mbi 42 mijë paund, si dhe me kosto shtesë ligjore.
Familja e të riut është shprehur e shkatërruar nga humbja, duke theksuar se dhimbja është edhe më e madhe kur dihet se aksidenti mund të ishte parandaluar.
Rasti konsiderohet një tjetër alarm për kushtet e sigurisë në kantieret e ndërtimit në Mbretëria e Bashkuar.
