Franca voton në raundin e dytë lokal, test për zgjedhjet presidenciale

Data

Në Franca po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, një proces që shihet si një provë e rëndësishme për klimën politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Pas raundit të parë, ku u zgjodhën këshillat në shumicën e rreth 35 mijë komunave, votimi i sotëm është vendimtar në qytetet e mëdha ku garat janë më të ngushta dhe ku aleancat mes partive po luajnë rol kyç.

Në Paris, kandidati i qendrës së majtë Emmanuel Gregoire kryeson me 38%, përpara konservatores Rachida Dati. Gara është bërë më komplekse pas bashkimit të votave të djathta dhe refuzimit të aleancave në kampin e majtë.

Ndërkohë në Marseille, përballja mbetet e fortë mes kryebashkiakut aktual Benoit Payan dhe kandidatit të së djathtës ekstreme Franck Allisio, duke reflektuar polarizimin politik në vend.

Partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National shihet si një nga përfituesit potencialë të këtyre zgjedhjeve, ndërsa figura si Jordan Bardella dhe Marine Le Pen po përgatiten për garën presidenciale.

Zgjedhjet lokale konsiderohen një tregues i rëndësishëm për të ardhmen politike të vendit, sidomos në një moment kur presidenti Emmanuel Macron është drejt fundit të mandatit të tij dhe skena politike po riorganizohet.

Rezultatet përfundimtare priten gjatë mbrëmjes, ndërsa vëmendja është përqendruar te ndikimi që këto zgjedhje do të kenë në balancat politike kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related